AAK: Haradinaj për president! Kreu i shtetit të zgjidhet me garë, mes tij dhe një emri nga Vetëvendosje
Çështja e presidentit në Kosovë vijon të mbetet pa zgjidhje, ndërsa opozita vjen me një propozim i ri për të dalë nga ngërçi institucional. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës propozon që zgjidhja të vijë përmes një gare për kreun e shtetit, ku kandidati i opozitës do të ishte Ramush Haradinaj. “Ramush Haradinaj asnjëherë s’ka lypë votë. Ka thënë se, nëse opozita e mbështet kandidaturën e tij, atëherë do të ketë garë zgjedhore. Ky pozicion do ta zhbllokonte Kosovën. Nuk dihet kush do të fitonte, por do të kishte një kandidat të opozitës dhe një kandidat të Vetëvendosjes”, tha Besnik Tahiri, deputet i AAK-së Tahiri kritikoi gjithashtu synimin që, sipas tij, një forcë e vetme politike të kontrollojë njëkohësisht Presidencën, Qeverinë dhe Kuvendin. “Nuk mund të...
Burimi:
vizionplus.tv