“Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por…”, Muriqi letër prekëse për tifozët e Mallorca-s pas rënies në Segunda Divizion

“Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por…”, Muriqi letër prekëse për tifozët e Mallorca-s pas rënies në Segunda Divizion

Pavarësisht 23 golave të shënuar nga Vedat Muriqi, Mallorca nuk ia doli të shpëtonte dot dhe sezonin e ri do të luajë në Segunda Divizion. Muriqi ka reaguar sot përmes një letre publike drejtuar tifozëve të Mallorca-s. “Sot fjalët vërtet peshojnë shumë. Sepse dhimbja dhe trishtimi që ndjen ti, i ndjej edhe unë, thellë në zemër të zemrës sime. Gjatë gjithë sezonit qeshëm së bashku, vuajtëm së bashku. Jetuam momente të vështira, por kurrë nuk e humbëm besimin tek njëri-tjetri. Sa herë që dilja në fushë, ndjeja përgjegjësinë për të mbrojtur këtë fanellë dhe të ndjeja mbështetjen tuaj pas meje gjithmonë më jepte forcë. Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë mizor. Por të gjithë ata që e njohin shpirtin e Mallorca-s e dinë një gjë:...