Roma zyrtarizon blerjen përfundimtare të kartonit të Malen, kontratë me holandezin deri në 2030
‘Roma konfirmon se ka kryer blerjen përfundimtatre të Donyell Malen kontrata e të cilit skadon në 30 qershor 2030’-me këto fjalë klubi verdhekuq zyrtarizoi transferimin e Malen duke derdhur në arkat 25 milionë euro. Sulmuesi holandez u transferua te Roma në formë huazimi në merkaton e muajit janar, por menjëherë e mori përdore skuadrën e Gasperinit dhe u kthye në një pikë referimi dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm për kualifikimin në zonën Champions(goli i avantazhit 1-0 në fitoren kundër Veronës që i dha mundësinë Romës të hyjë mes 4 ekipeve më të mira ishte i tij) Me golin e shënuar në Bendegodi, Malen arriti në kuotën e 15 finalizimeve duke u bërë blerja më e mirë në merkaton dimërore Serie A. Përveç klubit,...
Burimi:
top-channel.tv