Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve
Prokurorët gjermanë kanë ngritur akuza ndaj një pediatri për 130 raste abuzimi seksual, përfshirë përdhunimin e fëmijëve, shumica prej tyre pacientë nën kujdesin e tij. Rasti ka tronditur opinionin publik dhe ka shtyrë klinikat të forcojnë masat mbrojtëse për fëmijët. Mjeku 46-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, ndodhet në paraburgim që prej nëntorit, pasi një nënë dyshoi se fëmija i saj ishte abuzuar dhe njoftoi autoritetet. Ai punonte në disa klinika në Brandenburgu, pranë Berlinit. Dyshohet se krimet janë kryer mes viteve 2013 dhe 2025, ndërsa nuk është bërë e ditur se sa fëmijë mund të jenë abuzuar. “I akuzuari përballet me akuza për shkelje të autonomisë seksuale në gjithsej 130 raste. Këto përfshijnë abuzim të rëndë seksual ndaj fëmijëve dhe përdhunim”, thuhet...
Burimi:
javanews.al