Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kubës 100 milionë dollarë ndihmë, pasi autoritetet kubaneze njoftuan se rrjeti kombëtar energjetik pësoi një defekt të madh, duke lënë pa energji elektrike provincat lindore të ishullit. Qeveria kubaneze deklaroi se është e gatshme ta pranojë ndihmën amerikane, për sa kohë ajo ofrohet “në përputhje të plotë me praktikat ndërkombëtare të ndihmës humanitare”. Defekti në rrjetin energjetik ndodhi të enjten, 14 maj, në të njëjtën ditë kur një delegacion amerikan i drejtuar nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, zhvilloi një vizitë në Kubë dhe u takua me zyrtarë të qeverisë kubaneze. Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se ka ofruar “100 milionë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë humanitare për popullin kubanez”, e cila do të shpërndahet në koordinim me Kishën Katolike dhe organizata...