Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

Biznesmeni shqiptar Harry Bajraktari ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan historinë e nisjes së tij në biznesin e pasurive të paluajtshme në SHBA, duke treguar se pronën e parë e bleu në Bronx në vitin 1997, vetëm pak vite pasi kishte emigruar në Amerikë. Në një intervistë të ritransmetuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, Bajraktari tregoi se familja e tij punonte në sektorin e pastrimit në New York, ndërsa ai vetë që në moshë të vogël kishte nisur të interesohej për ndërtesat dhe administrimin e tyre. Sipas tij, ëndrra për të pasur prona lindi që në adoleshencë, kur ndihmonte të atin në mirëmbajtjen e godinave në Manhattan. Ai zbuloi se ndërtesën e parë e bleu së bashku me të atin në Bronx, në një periudhë...