Skandal me biletat në Kupën e Botës 2026/ Mijëra vende bosh në ndeshjen Kore e Jugut-Çeki, “shpërthejnë” kritikat ndaj FIFA-s

Skandal me biletat në Kupën e Botës 2026/ Mijëra vende bosh në ndeshjen Kore e Jugut-Çeki, “shpërthejnë” kritikat ndaj FIFA-s

Ndeshja e dytë e Kupës së Botës 2026 mes Koresë së Jugut dhe Çekisë (2-1) është zhvilluar mes polemikash, pasi në stadiumin e Guadalajara u vunë re zona të mëdha me vende bosh, duke rikthyer debatin për çmimet e larta të biletave dhe menaxhimin e turneut nga FIFA. Pavarësisht se organizatorët raportuan një pjesëmarrje prej 44,985 tifozësh, vetëm 679 më pak se kapaciteti i stadiumit, pamjet televizive dhe reagimet në rrjetet sociale treguan një realitet tjetër, me shumë sektorë të tribunave që nuk ishin të mbushur. Tifozët kanë shpërthyer në kritika ndaj FIFA, duke e akuzuar për strategji të gabuara të çmimeve të biletave dhe menaxhim të dobët të shitjeve. Sipas raportimeve, mijëra bileta kanë mbetur të pashitura, ndërsa çmimet e rishitjes për disa ndeshje...