Heqja e non gratës nga SHBA, Berisha: U korrigjua vendimi i padrejtë ndaj meje dhe familjes sime

Heqja e non gratës nga SHBA, Berisha: U korrigjua vendimi i padrejtë ndaj meje dhe familjes sime

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e statusit “non grata” nga SHBA, duke e cilësuar këtë vendim si një korrigjim të një padrejtësie ndaj tij dhe familjes së tij. “Që nga dita e djeshme, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkruan Berisha në një postim të publikuar në rrjetet sociale. Sakaq kreu i selisë blu falënderon administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për vendimin. Reagimi i Berishës: Të dashur miq,Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra,...