Qiraja në Tiranë e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës

Qiraja në Tiranë e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës

Qiraja në Tiranë e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare. Teksa çmimet e qirave vijojnë të rriten, të ardhurat mujore nuk po ndjekin të njëjtin ritëm, duke e kthyer koston e strehimit me qira afatgjatë, përtej kufijve të përballueshmërisë së rekomanduar nga koeficienti ndërkombëtar, por edhe një nga sfidat më të mëdha financiare për individët dhe familjet. Ekspertja e tregut të pasurive të paluajtshme, njëkohësisht dhe menaxhere ekzekutive e agjencisë “Colliers International Albania” Stela Dhami thotë se shpenzimet mujore për qiranë konsiderohen të përballueshme nëse zënë jo më shumë se 30% të të ardhurave mujore të një familje. Sipas koeficientit ndërkombëtar që...