Alarm shëndetësor për Botërorin 2026, ekspertët paralajmërojnë: Fruthi shqetësim kryesor për tifozët që udhëtojnë në SHBA, Meksikë dhe Kanada
Stadiumet e mbushura me tifozë, aeroportet e tejngarkuara dhe fluksi i madh i vizitorëve nga e gjithë bota për Kupën e Botës 2026 po ngre shqetësime serioze te ekspertët e shëndetit publik. Në qendër të vëmendjes është fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse që po rikthehet me ritme alarmante në Amerikën e Veriut. Specialistët paralajmërojnë se grumbullimet masive të njerëzve gjatë turneut mund të krijojnë kushtet ideale për përhapjen e virusit. Sipas Dr. Krutika Kuppalli, eksperte e sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore UT Southwestern në Dallas, fruthi është aktualisht sëmundja që shqetëson më shumë autoritetet shëndetësore. Shqetësimi vjen në një kohë kur rastet e fruthit në SHBA janë rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë vitit 2026 janë regjistruar afro 2,000 raste, një shifër që tashmë barazon totalin e...
Burimi:
top-channel.tv