Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja me Iranin është në fuqi, zbulohen detaje të reja

Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja me Iranin është në fuqi, zbulohen detaje të reja

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa zyrtarë amerikanë kanë publikuar detaje të reja mbi përmbajtjen e saj. Sipas dokumentit prej 14 paragrafësh, Irani angazhohet se nuk do të zotërojë kurrë armë bërthamore. Marrëveshja parashikon gjithashtu krijimin e një fondi prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk kanë detyrim financiar për të kontribuar në këtë fond. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes është ndërprerja e menjëhershme dhe e përhershme e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin. Dokumenti përcakton gjithashtu se SHBA-ja dhe Irani do të angazhohen në negociata për të arritur një marrëveshje përfundimtare brenda një afati maksimal...