Protesta e 18-të/ Pankartat ‘pikante’ për Ramën: 5 mijë euro kushtojnë dy c*ca, ti jep me 1 euro m² e tokës
Përveç thirrjeve dhe fjalimeve, protesta e zhvilluar në Tiranë u shoqërua edhe nga një numër i madh pankartash me mesazhe kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët zgjodhën të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes parullave që trajtonin tema të ndryshme, nga korrupsioni dhe pronat publike deri te mbrojtja e natyrës dhe aktivizmi qytetar. Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishte ajo me mbishkrimin: “Shqipërinë e mori Rama, i vu zjarr. Shqiptar mos rri, por duku shqiptar”. Një tjetër mesazh vinte theksin te mbrojtja e mjedisit, ku shkruhej: “Një komb që shet natyrën, shet të ardhmen”, ndërsa një pankartë tjetër i drejtohej brezit të lëvizjes studentore të viteve ’90 me thirrjen: “Studentë të Dhjetorit, Shqipëria ka nevojë përsëri për zërin tuaj”. Në protestë nuk munguan as...
Burimi:
syri.net