Spektakël në Angli-Kroaci, “tre luanët” e Tuhelit e nisin furishëm Kupën e Botës

Spektakël në Angli-Kroaci, “tre luanët” e Tuhelit e nisin furishëm Kupën e Botës

Ka përfunduar përballja mes Anglisë dhe Kroacisë. Kjo sfidë nuk i ka zhgënjyer tifozët, teksa skuadrat dhuruan spektakël në fushën e loës. “Tre luanët” e Tuhelit e kanë nisur furishëm Kupën e Botës 2026, duke fituar me shifrat 4-2. Harri Kejni zhbllokoi shifrat në minutën e 12, kur shndërrroi me sukses në gol një 11 metërsh, Baturina riktheu baraspeshën në minutën e 36, ndërsa Kejni tundi sërish rrjetën në minutën e 42-të. Por festa e anglezëe nuk zgjati shumë. Në minutën e 5 shtesë të pjesës së parë, Musa barazoi sërish rezultatin. Ndrërkaq, pjesa e dytë nisi me dominimin anglez. Bellinghemi shënoi gol në minutën e 47, ndërsa Livakoviçi më pas bëri heroin për Kroacinë, duke i mohuar disa herë golin anglezëve me pritjet e...