Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për pak kohë në Gjirin Persik

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për pak kohë në Gjirin Persik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se forcat ushtarake amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në rajonin e Gjirit Persik për një periudhë të papërcaktuar kohore, duke thënë se do të shohim si zhvillohet situata. Kur u pyet drejtpërdrejt se sa kohë pritet të mbeten trupat amerikane në zonë, Trump u përgjigj shkurt: Do të thoja për pak kohë, të shohim si shkojnë të gjitha gjërat.” Deklarata e Trump vjen në një moment delikat për sigurinë në Lindjen e Mesme, pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë tensionet me Iranin, sulmet në ngushticën e Hormuzit dhe përpjekjet për stabilizimin e rajonit pas konfliktit të fundit. Zyrtarë të Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dhënë një afat të saktë për praninë ushtarake amerikane,...