“Shpresoj që Messi të bëjë sa më pak të jetë e mundur sot dhe të fitojë Spanja”
19 Korrik 2026 20:27 Telesport Aitana Bonmati, një nga emblemat e futbollit botëror të femrave dhe sidomos kombëtares spanjolle, është e pranishme në finalen e madhe të Kupës së Botës dhe sigurisht që shpreson që të fitojë “La Roja” sonte. Fituesja tre herë e “Topit të Artë” për femra, parashikon fitoren e Spanjës 2-1 dhe uron që Messi të mos jetë sonte në formë dhe të bëjë sa më pak në fushë, nga ajo që jemi mësuar të shohim prej tij. “Një fitore 2-1 për Spanjën me gola nga Lamine dhe Olmo, dhe për Argjentinën, Messi. Shpresoj që Messi të bëjë sa më pak të jetë e mundur sot sepse padyshim që dua që Spanja të fitojë”, tha Bonmati.
Burimi:
telesport.al