Shorti me fat me Egnatian, kanë shansin të shkruajnë historinë në Europë
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti i raundit të tretë kualifikues të UEFA Champions League, ku Egnatia ka mësuar kundërshtarin e mundshëm nëse arrin të kalojë me sukses raundin e dytë. Kampionët e Shqipërisë, të cilët siguruan një kualifikim historik pas fitores bindëse ndaj Petrocub, do të përballen fillimisht me skuadrën sllovene NK Celje në raundin e dytë kualifikues të kompeticionit. Sipas shortit të hedhur nga UEFA, fituesi i çiftit Egnatia – NK Celje do të përballet në raundin e tretë me fituesin e përballjes FC Ararat-Armenia – Shamrock Rovers F.C. . Ndërkohë, edhe në rast të eliminimit nga skuadra sllovene, kampionët e Shqipërisë do të vijojnë rrugëtimin europian. Egnatia do të kalonte në raundin e tretë kualifikues të UEFA Europa...
Burimi:
sportekspres.com