Shifrat flasin qartë, burrat fitojnë më shumë në shumicën e profesioneve

Shifrat flasin qartë, burrat fitojnë më shumë në shumicën e profesioneve

Paga mesatare mujore në Shqipëri gjatë vitit 2025 arriti në 84 mijë lekë bruto. Megjithatë, pavarësisht rritjes së pagave, gratë vazhdojnë të marrin më pak të ardhura se burrat në pjesën më të madhe të profesioneve. Mesatarisht, një burrë është paguar me 86 mijë lekë në muaj, ndërsa një grua me 82 mijë lekë. Diferenca mes pagave ka zbritur në rreth 4.5%, duke shënuar nivelin më të ulët të viteve të fundit. Disa vite më parë, burrat paguheshin mesatarisht 10-11% më shumë se gratë. Në shumicën dërrmuese të profesioneve, burrat vijojnë të kenë paga më të larta. Vetëm në pak raste gratë rezultojnë më të paguara. Kjo ndodh kryesisht në pozicione drejtuese, ku pagat e grave janë më të larta se ato të kolegëve meshkuj....