Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Por jo të gjithë paguhen njësoj, ndonëse kanë të njëjtin profesion. Një burrë u pagua mesatarisht 86 mijë lekë bruto në muaj në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Femrat vijojnë të paguhen më pak, me një rrogë mesatare prej 82 mijë lekësh, ose 4.5% më pak sesa meshkujt. Gjithsesi, hendeku mes pagave ka arritur nivelin më të ulët, që nga viti 2014, kur INSTAT raporton të dhënat. Një vit më parë diferenca ishte 4.9%, ndërsa në 2014-2019, burrat paguheshin mesatarisht 10-11% më shumë sesa gratë. Nga 36 grup profesione që raporton INSTAT, vetëm në tre prej tyre gratë paguhen më shumë, në 33 të tjera dominojnë burrat me diferenca që...