Papunësia bie lehtë, informaliteti mbetet problem serioz

Papunësia bie lehtë, informaliteti mbetet problem serioz

Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesha e lartë e punësimit pa pagesë dhe informalitetit, pavarësisht rënies së lehtë të papunësisë gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT sot, vitin e kaluar numëroheshin 1.17 milionë të punësuar mbi moshën 15 vjeç, 0.4% më pak se një vit më parë. Megjithatë, struktura e punësimit tregon se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve nuk kanë një marrëdhënie të rregullt pune me pagë. Vetëm 48% e të punësuarve rezultojnë të jenë të punësuar me pagë, ndërsa 30.9% janë të vetëpunësuar. Një tjetër kategori 21.1% klasifikohen si punëtorë pa pagesë në biznesin familjar, çka do të thotë se më shumë se një në pesë të punësuar punojnë pa marrë një pagë. Fenomeni...