Shëngjin/ AKU ‘zbret’ në terren për sezonin turistik, në fokus siguria ushqimore
Siguria ushqimore gjatë sezonit turistik ishte në fokus të një takimi të organizuar në Shëngjin me përfaqësues të biznesit, nga Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti.Gjatë fjalës së saj, Gjylameti theksoi se kontrollet po ushtrohen që në burim të zinxhirit ushqimor, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ndërsa fokusi kryesor i AKU-se mbetet ndërgjegjësimi dhe parandalimi, duke synuar garantimin e sigurisë ushqimore për qytetarët dhe turistët, më shumë sesa masat ndëshkuese. “Tani kemi nisur një tjetër hap për garantimin e sigurisë ushqimore sipas standarteve të BE-së, për të ofruar ushqime të sigurta. Paralelisht me auditet e BE-së edhe trupat e inspesktimit të AKU-së janë duke përmirësuar standardet e tyre – në pjesën e asaj që është kontrolli”, tha Blerina Gjylameti....
Burimi:
sot.com.al