SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe sisteme radarësh iranianë, ndërsa Irani lëshoi raketa drejt bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Ushtria amerikane tha se sulmet erdhën si përgjigje ndaj katër dronëve iranianë të tipit “sulm njëkahësh”, të lëshuar drejt Ngushticës së Hormuzit, të cilët, sipas saj, “përbënin një kërcënim të menjëhershëm për trafikun detar në rajon”. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se dronët u rrëzuan. Teherani i cilësoi sulmet amerikane si një shkelje “flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit mes dy vendeve. Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar raketa balistike ndaj dy bazave ajrore amerikane në Kuvajt, si dhe ndaj objekteve të Marinës Amerikane në Bahrein, raportoi agjencia iraniane e...