Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
Gjermania do të intensifikojë përpjekjet për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe përshpejtimin e investimeve në mbrojtje, mes shqetësimeve të vazhdueshme për kërcënimin që, sipas Berlinit, paraqet Rusia. Kështu deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë aktiviteteve të Ditës së Forcave të Armatosura Gjermane në Neubiberg. Pistorius theksoi se situata aktuale e sigurisë e detyron Gjermaninë të rrisë shpenzimet ushtarake dhe të përshpejtojë proceset e prokurimit të pajisjeve mbrojtëse. Sipas tij, ushtarët gjermanë meritojnë teknologjinë dhe trajnimet më të mira për të garantuar aftësinë parandaluese të Bundeswehr-it dhe për të mbrojtur vendin në rast nevoje. Ministri gjerman nënvizoi gjithashtu se Berlini synon të luajë një rol kyç në forcimin e kapaciteteve të NATO në Evropë. Ai tha se qeveria po punon për të...
Burimi:
vizionplus.tv