Gjermania është gati për Botëror, “Panzerat” triumfojnë me dy gola kundër vendit organizator
Kombëtarja e Gjermanisë triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Soldier Field” të Çikagos, në sfidën e fundit për të dy skuadrat përpara startit të Kupës së Botës. Gjermanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, sulmuesi Kai Havertz shfrytëzoi një moment pasigurie të portierit amerikan dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë për 1-0. Megjithatë, amerikanët reaguan mirë pas golit të pësuar dhe arritën të rikthejnë ekuilibrat para pushimit. Në fundin e pjesës së parë, mbrojtësi Antonee Robinson realizoi një supergol nga rreth 23 metra, duke mposhtur portierin gjerman dhe duke vendosur baraspeshën 1-1....
Burimi:
top-channel.tv