“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën “X” lidhur me protestat kundër projektit të përfolur në Zvërnec dhe jehonën që ato kanë marrë në mediat ndërkombëtare. Kreu i qeverisë thekson se pjesëmarrja në protestën e sotme është rreth 2 mijë persona, ndërsa sipas tij numri më i lartë i protestuesve gjatë ditëve të fundit nuk ka kaluar 8 mijë vetë. Kreu i qeverisë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si, sipas tij, një protestë lokale me disa mijëra pjesëmarrës është shndërruar në një lajm ndërkombëtar me përmasa shumë më të mëdha se realiteti në terren. Në reagimin e tij, Rama këmbëngul se aktualisht nuk ekziston ende një projekt konkret për zhvillimin e zonës. Sipas tij, koncepti që po studiohet synon jo vetëm...
Burimi:
opinion.al