“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit të tyre, protestat qytetare po tregojnë një dinamikë krejt tjetër. Pamjet që ofron Tirana këto ditë nuk ishin parë prej shumë dekada, që prej fillim ’90-ës kur ndodhën ndryshimet epokale politike në Shqipëri dhe Europën Lindore, me përmbysjen e regjimit komunist. Mbështetja për këto protesta të bukura dhe entuziaste, sa vjen dhe zgjerohet, ndërsa njerëzit vazhdojnë t’u bashkohen tubimeve edhe pasi kanë nisur prej disa orësh. Pamjet nga sheshi para Kryeministrisë tregojnë se, me kalimin e orëve, numri i qytetarëve jo vetëm që nuk bie, por rritet. Mesazhi që përcillet është i qartë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit të tij. Pakënaqësi...