Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë
Rreth 46 kilogramë lëndë narkotike u sekuestruan në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Autoritetet shqiptare janë sinjalizuar paraprakisht nga autoritetet kanadeze për të ushtruar një kontroll të imtësishëm mbi dërgesën e dyshimtë. Burimet për ABC News thanë se për transportimin e lëndës narkotike dyshohen tre persona: një çift me shtetësi shqiptare dhe një shtetas i huaj. Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si Kristian Gjoni. Ai fillimisht ka tentuar të shmangë kontrollin e valixheve, duke pretenduar se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe nuk duhej t’i nënshtrohej kontrolleve. Megjithatë, pas një verifikimi mjekësor, ka rezultuar se pretendimi nuk ishte i vërtetë, dhe më pas të dy janë arrestuar së bashku me personin tjetër të dyshuar. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe rolin...
Burimi:
javanews.al