Aksidenti i autobusit Berat–Tiranë/ Nënë e bijë dërgohen në Greqi për trajtim të specializuar, të dyja humbën nga një këmbë

Aksidenti i autobusit Berat–Tiranë/ Nënë e bijë dërgohen në Greqi për trajtim të specializuar, të dyja humbën nga një këmbë

Dy persona të aksidentuar në aksidentin e ndodhur më 30 qershor, kur autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë, janë transportuar drejt Greqisë për trajtim të specializuar mjekësor, për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë pësuar. Bëhet fjalë për nënë e bijë, Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe Oriada Lazaj, 27 vjeçe. Sipas të dhënave, 51-vjeçarja ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa e bija ka humbur gjithashtu njërën këmbë dhe ka dëmtime serioze edhe në këmbën tjetër, e cila rrezikon të dëmtohet më tej nëse nuk ndërhyhet menjëherë në një spital të specializuar për trauma të rënda. Gjithashtu, 27-vjeçarja ka pësuar fraktura në pjesën e kofshës dhe të legenit, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin e saj jashtë vendit...