Situata me zjarret, AKMC: 25 vatra zjarri në 12 orë, 10 prej tyre aktive, vijojnë ndërhyrjet nga toka e ajri

Situata me zjarret, AKMC: 25 vatra zjarri në 12 orë, 10 prej tyre aktive, vijojnë ndërhyrjet nga toka e ajri

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 454 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë, avioni “Air Tractor” dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA-së me personelin përkatës. Në zonën e Dajtit vijon operacioni nga toka dhe ajri. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në fshatin Priskë, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, zjarri po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri. Në...