Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD, zbulon platformën: Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD, zbulon platformën: Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar

Ervin Salianji ka depozituar pranë selisë blu kandidaturën e tij për kreun e PD, afati i së cilës përfundon këtë mesditë. Salianji ka paraqitur edhe platformën e tij, teksa ndër të tjera shprehet se Sali Berishës duhet që t’i njihen meritat, por se koha e tij ka përfunduar. Platforma e Salianjit:  Partia Demokratike duhet t’i rikthehet vlerave të saj themeluese. Ajo duhet të bëhet promotore e lirisë, promotore e cilësisë, promotore е përgjegjësisë, promotore e ndryshimit, promotore e shtetit të së drejtës, promotore e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe garante e Partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.. Duke bërë këtë kapërcim cilësor ajo do të hapet, do të modernizohet,, do të fitojë. Kjo është pritshmëria e demokratëve dhe të gjithë...