E bujshme me Lukakun, sulmuesi i ofrohet Milanit, Allegri mendohet, De Laurentiis vendos çmimin
Tre tregues përbëjnë një provë; pas atyre që ndodhën në 2023 dhe 2024, edhe kjo verë për Romelu Lukaku do të jetë e rrethuar nga zërat për të ardhmen e tij dhe tani për belgun flitet se mund ta ketë të ardhmen te Milani. Pas krisjes së raporteve me Napolin dhe trajnerin Antonio Conte është praktikisht e sigurt se sulmuesi belg do të largohet nga skuadra ende kampione e Italisë. A mund të shkojë Lukaku te Milani? Zërat orëve të fundit flasin për një hipotezë të bujshme; sulmuesi i është ofruar Milanit sepse dëshiron që të qëndrojë në Serie A dhe padyshim që Milanon e njeh shumë mirë duke qënë se ka luajtur 3 sezone me Interin. Por për momentin duket se Milani nuk ka...
Burimi:
top-channel.tv