Russell: E kemi nisur mirë sezonin por kampionati është i gjatë, gati për garën në Majemi
27 Prill 2026 11:47 Telesport Formula 1 po rimbush bateritë e saj para rikthimit të saj në pistë këtë fundjavë në Majemi. Për George Russell, ky është një shans për ta lënë pas garën e vështirë në Suzuka, ku përfundoi i katërti pas një sërë incidentesh të pafat. Britaniku i Mercedes me sa duket e ka kuptuar se nuk mund ta nënvlerësojë më shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli, fitues në dy garat e fundit dhe kryesues i renditjes. “Ndihem shumë mirë duke shkuar drejt Majemit”, tha britaniku. “Ka qenë një fillim i jashtëzakonshëm i vitit 2026 për Mercedes dhe jam duke bërë një fillim vërtet të mirë. Pata një garë sfiduese në Suzuka, por sezoni është shumë i gjatë dhe kemi një paketë të...
Burimi:
telesport.al