Gjysmëfinalja e Champions-it, caktohet arbitër fatsjellës për Atlético Madridin

Gjysmëfinalja e Champions-it, caktohet arbitër fatsjellës për Atlético Madridin

27 Prill 2026 13:16 Alfred Lleshi Danny Makkelie do të jetë arbitri i ndeshjes mes Atlético Madridit dhe Arsenalit, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Champions League, e cila do të luhet të mërkurën në “Metropolitano”. Arbitri holandez 43-vjeçar, me profesion polic lokal, ka një histori të gjatë me ekipin madrilen. Ai e ka gjykuar Atleticon në Europë plot 7 herë, me bilanc pozitiv për skuadrën e Diego Simeone: 3 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Ndeshja e parë që ai drejtoi Atletico Madridin daton në sezonin 2011-12 ndaj Stromsgodset (fitore 2-1), në kualifikueset e “Europa League”. Ndërkohë, suksesi më i paharrueshëm mbetet ai në “Anfield”, në vitin 2020 kundër Liverpool-it (2-3), me dopietën e Llorente dhe golin vendimtar të Morata në shtesë, pak para...