FIFA s’kursehet për premiot e Botërorit, fituesja merr 50 mln $, ja sa do të përfitojnë 48 pjesëmarrëset
FIFA do të rrisë premiot për 48 ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. “The Guardian” raportoi në shkurt se disa vende evropiane ishin të shqetësuara se mund të humbisnin para nga pjesëmarrja në turneun që do të mbahet në Amerikën e Veriut, me zyrtarët që prisnin kosto dukshëm më të larta se në Katar katër vjet më parë. FIFA ka udhëhequr dialogun me shoqatat kombëtare anembanë botës mbi këtë temë gjatë periudhës ndërmjetëse dhe tani është e vendosur të rrisë paratë e çmimeve për vendet konkurruese, plus fondet e zhvillimit që rrjedhin nga Kupa e Botës për të gjitha 211 shoqatat anëtare. Diskutimet rreth rritjes së fondeve janë në zhvillim e sipër,...
Burimi:
javanews.al