Arteta: Duhej të fitojmë me shumë gola, do të na ndihmojë në garën për titull
Fiorja 1-0 ndaj Newcastle në fundjavë ka rikthyer disi qetësinë tek Arsenal, që ka marrë edhe kreun provizor të renditjes së Premier League (topçinjtë kanë një ndeshje më shumë se Manchester City). “Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi e dinim sa e rëndësishme ishte ajo në këtë moment të sezonit. Këtë gjë e kishim diskutuar edhe para ndeshjes, por tani që morëm 3 pikët mendojmë për sfidën tjetër”, tha Mikel Arteta, trajneri i Arsenal. Në mesjavë, londinezët do të përballen me Atletico Madrid në gjysmëfinalen e parë të Champions League. në këtë përballje pritet që Saka të luajë titullar, pas rikthimit në fushë për 10-15 minuta në fundjavë. “Mendoj se Saka pati një ndikim shumë të mirë në minutat që luajti. Ai duket i...
Burimi:
telesport.al