Rriten me 12.2 % të ardhurat buxhetore krahasuar me një vit më parë, shpenzimet arrijnë në rreth 357.8 miliardë lekë

Rriten me 12.2 % të ardhurat buxhetore krahasuar me një vit më parë, shpenzimet arrijnë në rreth 357.8 miliardë lekë

Të ardhurat buxhetore në Shqipëri gjatë periudhës janar-qershor 2026 shënuan një performancë pozitive, duke tejkaluar planin me 5% dhe duke arritur në 410.6 miliardë lekë, ose 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Financave, e cila ka publikuar performancën paraprake të të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2026. Ndërkohë sipas të dhënave, shpenzimet publike arritën në rreth 357.8 miliardë lekë dhe u realizuan në masën 97.4% të planit, ndërsa investimet kapitale tejkaluan fondet e planifikuara, duke reflektuar një ecuri të qëndrueshme të financave publike në gjysmën e parë të vitit 2026. Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Qershor reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të...