Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon, Serbia rikthen masat mbështetëse

Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon, Serbia rikthen masat mbështetëse

Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursat ndërkombëtare, të nxitura nga përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe frika për ndërprerje të furnizimeve përmes Ngushticës së Hormuzit, sipas Reuters. Treguesi referencë Brent u ngjit pranë 85 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI rreth 80 dollarëve, nivelet më të larta në afro një muaj. Tregjet reaguan pas rikthimit të bllokadës amerikane ndaj anijeve iraniane dhe sulmeve të reja në rajon. Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit botëror të energjisë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e flukseve globale të naftës. Çdo pengesë në këtë korridor mund të kufizojë ofertën dhe të rrisë kostot e transportit dhe të sigurimit. Presione shtesë...