Robert Lewandowski konfirmon largimin nga Barcelona: Faleminderit të gjithëve
Tani është zyrtare, Robert Lewandowski do të luajë mbrëmjen e së dielës ndaj Betis, ndeshjen e tij të fundit në Spotify Camp Nou me fanelën e Barcelonës. Sulmuesi polak konfirmoi largimin e tij nga Barcelona përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një komunikatë që u pasua edhe nga vetë klubi katalanas në faqen e tij të internetit. ‘Pas 4 vitesh me objektiva dhe punë të fortë, është momenti që të shoh përpara-shkruante Robert Lewandowski në postimin e tij përkrah videos-largohem me ndjesinë se e përmbusha misionin. Katër sezone, tre kampionate. Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që kam marrë nga tifozët që ditën e parë. Katalonja është vendi im në tokë. Faleminderit të gjithëve ju që ju kam njohur gjatë...
Burimi:
top-channel.tv