Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

“Gjithmonë kam dashur të jem nënë”, ishin fjalët e para të pensionistes 62-vjeçare Mabel Frias, e cila të mërkurën, më 12 gusht, lindi fëmijën e saj të parë në spitalin “San Felipe” në qytetin e San Nicolas, i cili i përket provincës së Buenos Aires. Davidi i vogël, i cili lindi me prerje cezariane, peshon 2.75 kilogramë dhe shëndeti i tij është në gjendje të shkëlqyer, sipas deklaratave të nënës së tij për mediat argjentinase. Megjithatë, menjëherë pas lindjes së tij, David u vendos për disa orë në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal të spitalit. Pas lindjes së fëmijës së saj të parë, Mabel deklaroi se kishte qenë në menopauzë për shumë vite dhe shtatzënia e shumëpritur për të njëjtën u arrit përmes fertilizimit in...