‘Ratko Mladiç pranë vdekjes’, avokatët kërkojnë lirimin nga burgu të ‘kasapit të Bosnjes’! Të mbijetuarit e Srebrenicës kundër
Avokatët që përfaqësojnë kriminelin e dënuar të luftës, serbo-boshnjakun Ratko Mladić, po presin një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë lidhur me kërkesën e tyre për lirimin e tij nga burgu, me arsyetimin se ai ndodhet në fund të jetës. Mladić, 84 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi midis viteve 1992 dhe 1995. Dënimi për njeriun e njohur si “Kasapi i Bosnjës” u la në fuqi pas apelimit në vitin 2021. Në dokumentin e paraqitur në gjykatë të premten, avokatët e tij thanë se Mladić prej kohësh ndodhet i shtrirë në shtrat ose në karrocë me rrota. Ata shtuan se ai dyshohet se ka...
Burimi:
syri.net