Gurishta: Aleat kemi vetëm ‘Vllazninë’, fitojmë ndaj Bylis

Gurishta: Aleat kemi vetëm ‘Vllazninë’, fitojmë ndaj Bylis

Sfidë deliakte për Vllazninë këtë javë ndaj Bylis në “Loro Boriçi”. Shkodranët pasi u eleminuan nga Kupa, humbën edhe kreun teksa javën e kaluar u mundën nga Elbasani 3-1. Nesër për aktin e 34-t kalendari i ofron mallakastriotët që luftojnë për mbijetesë. Gurisha sot tha se vlerëson Bylisin por Vllaznia do tri pikë. Gurishta: “Normalisht ndoshta nuk është momenti më i mirë sepse në një hark kohor të një jave, erdhën dy humbje. Si eliminimi me Dinamon dhe humbja me Elbasanin. Mund të ndikojnë te pjesa psikologjike, por gjithsesi jemi munduar t’i lëmë pas këto humbje. Dhe të fokusohemi te ndeshjet e radhës. E dimë se asgjë nuk ka mbaruar, jemi në lojë fuqishëm dhe duhet që medoemos të marrim 3 pikët nesër, që të...