Shehi: Jo vetëm me Teutën, Tirana do fitore në çdo sfidë të mbetur
Para ndeshjes delikate nesër ora 16:00 me Teutën në Durrës (java e 34), trajneri i bardhebluve Orges Shehi tregon respekt për kundërshtarin dhe hedh në ‘tyezë’ arsyet pse skuadra e tij do pikët maksimale. Shehi: “Ana psikologjike është e mirë, edhe kjo për shkak të performancës dhe produktivitetit që kishim ndeshjen e fundit. Aq më tepër që ishte derbi. Shpresojmë që kjo anë psikologjike, dhe ky moral që e kemi të mirë, ta shfrytëzojmë dhe të jetë bonus për nesër. Jo vetëm kundërshtari, që për mendimin tim do respekt, por edhe pozicion dhe situata që tri ndeshje janë nga fundi, e bëjnë shumë të rëndësishëm çdo moment të lojës. Jemi të vetdijshëm që kjo ndeshje do të thotë shumë për ne. Do futemi nesër për...
Burimi:
sportiim.al