Raporti për pagën minimale/ Këlliçi: Të fundit në Europë, faj i politikave të Ramës

Raporti për pagën minimale/ Këlliçi: Të fundit në Europë, faj i politikave të Ramës

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar sot lidhur me të dhënat për pagën minimale në Europë, ku Shqipëria renditej e fundit. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Këlliçi ka ndarë grafikën me të dhënat, ku bie në sy edhe vendi ynë, ndërsa shprehet se renditja bie në kundërshtim me propagandën e paimagjinueshme të kryeministrit Edi Rama. Demokrati hedh akuza ndaj Ramës se me politikat e tij ka rritur pabarazinë sociale, ka thelluar varfërinë, si edhe e ka thyer vendin në një parajsë për oligarkët. “Ky grafik tregon renditjen e Shqipërisë sa i përket pagës minimale dhe fuqisë blerëse me këto të ardhura. Sipas propagandës së Edi Ramës, ne po kalojmë suksese të mëdha të paimagjinueshme. Sipas të dhënave reale,...