Padia e Petrit Çelës ndaj Dumanit në Itali, SPAK sqaron rastin: Kallëzimi lidhet drejtpërdrejtë me interes familjar
Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas raportimeve në disa media shqiptare, të cilat iu referuan mediave lokale në Verona të Italisë lidhur me një kallëzim penal ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Sipas sqarimit zyrtar, kallëzimi është paraqitur nga shtetasi Petrit Çela në Prokurorinë e Veronës për veprën penale të “shpifjes”. Autoritetet italiane kanë kërkuar arkivimin e procedimit, ndërsa pas kundërshtimit të kallëzuesit çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Veronës. SPAK bën me dije se Petrit Çela e ka përdorur ekzistencën e këtij kallëzimi si argument për të kërkuar përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga procedimi penal nr. 193/2023, ku të pandehur janë familjarët e tij, Marjus Lulaj dhe Mario Çela. Kjo kërkesë është rrëzuar më 19 qershor 2026 nga drejtuesi i Prokurorisë së...
Burimi:
sot.com.al