“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën thirrje prokurorit publik të be të hetojë kryeministrin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nxjerrë para cash jashtë vendit përmes avionit privat. Në një konferencë për mediat, Berisha i bëri thirrje autoriteteve europiane që të nisin hetimet ndaj kreut të qeverisë. “I bëj thirrje Prokurorit Publik të BE-së të ndërmarrë menjëherë hetime për këtë problem tmerrësisht shqetësues. I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust-it të angazhohen në hetimet më serioze të Edi Ramës, që sillet si diktatorët e dikurshëm të Afrikës, që mbushin avionët me kartëmonedha dhe i çojnë në banka të ndryshme. Ky hetim ka një vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët”, tha Berisha. Akuzat e Berishës bazohen mbi pretendimet e eurodeputetit Tomas Zdechovsky, i cili denoncoi Ramën si njeriun që përdor familjarët e...
Burimi:
vizionplus.tv