Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë kurrë të ndërtohet pa leje, u godit zemra e Thethit

Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë kurrë të ndërtohet pa leje, u godit zemra e Thethit

Një vit pas shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Kryeministri Edi Rama është rikthyer në këtë zonë turistike, ku ka folur për ndërhyrjet e kryera dhe debatin mbi legalizimet. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Rama hodhi poshtë pretendimet se vizita e tij e mëparshme kishte shërbyer si sinjal për ndërtime të reja, duke sqaruar se legalizimet, sipas tij, do të lidhen vetëm me objektet ekzistuese dhe jo me ndërtimet e reja pa leje. Rama: Është hera e parë që vij këtu pas tritolit (shembjeve të ndërtimeve pa leje). Është tërësisht e pavërtetë që unë kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni ju ndërtoni se ne do t’i legalizojmë. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do legalizojmë ekzistueset, do...