“Rama nuk do që të ketë kryetarë bashkie, i dalin jashtë kontrollit”/Territorialja, Baçi: Kërkon përqendrim në pak duar

“Rama nuk do që të ketë kryetarë bashkie, i dalin jashtë kontrollit”/Territorialja, Baçi: Kërkon përqendrim në pak duar

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, gjatë një interviste televizive, ka folur për reformën e re territoriale dhe planin për reduktimin e bashkive nga 61 në 46, duke akuzuar qeverinë Rama se po synon përqendrimin e pushtetit dhe dobësimin e pushtetit vendor. Baçi u ndal te qarku i Fierit, duke vendosur para përgjegjësisë, 12 deputetët socialistë të qarkut dhe Belinda Ballukun që të mbajnë fjalën e dhënë gjatë dëgjesave dhe të mos votojnë shkrirjen e Patosit dhe Divjakës. Sipas tij, banorët e këtyre bashkive janë kundër bashkimit, ndërsa protesta e qytetarëve është dëshmi e kundërshtimit ndaj reformës. Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu qeverinë se po i heq kompetencat pushtetit vendor dhe po i përqendron ato në qeverinë qendrore, duke e kthyer reformën territoriale në një tjetër...