Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo oligarkë, por për trashëgimtarët e pronave

Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo oligarkë, por për trashëgimtarët e pronave

Kryeministri Edi Rama, këtë pasdite është ndalur në Theth ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët në kuadër të “Paketës së Maleve”. Shefi i qeverisë u ndal te rëndësia e kësaj zone si një nga shembujt kryesorë të potencialit turistik dhe ekonomik të zonave malore. Rama foli për keqkuptimet rreth nismës dhe sqaroi qëllimin e saj, duke theksuar se ajo synon t’u japë mundësi trashëgimtarëve të pronave që të zhvillojnë tokat e tyre. Rama: Thethi ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve dhe është një nga pasqyrat më shembullore të potencialit, të aftësive për të bërë sukses dhe problematikave që duhen adresuar. Ajo që duhet thënë që në fillim është se për Paketën e Maleve ka një keqkuptim shumë të madh. Është shumë...