“Rama i ka rënë burive”/ Raporti i IBAR, analisti: Shqipërisë nuk i është ndarë problemi i korrupsionit në 30 vjet

“Rama i ka rënë burive”/ Raporti i IBAR, analisti: Shqipërisë nuk i është ndarë problemi i korrupsionit në 30 vjet

Pas propagandës së suksesit dhe entuziazmit diplomatik, raporti “Ibar” ka nxjerrë në pah një tablo shqetësuese të problemeve strukturore që mbajnë peng rrugëtimin europian të vendit. Shqipëria, një shtet me zgjedhje të pabarabarta, të manipuluara nga sistemi i patronazhistëve dhe me një nivel alarmant të abuzimit me pushtetin. Për herë të parë në historinë e raporteve 30-vjeçare të BE-së, korrupsioni në vend nuk trajtohet thjesht si “shqetësim serioz”, por është etiketuar si një “shqetësim thelbësor”. Kjo dëshmon se situata është rënduar më tej nga çështjet si imuniteti i Belinda Ballukut dhe sulmet ndaj pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, analizon Andi Bushati. “Në fakt është pak sport i vështirë të pretendosh të thuash të vërtetën sepse këtu situata ka qenë shumë e polarizuar. Nga njëra anë,...