Xhaferri: 35 mijë studentë më pak në auditore nuk janë statistikë, po pasqyrë e dramës eksodit!
Xhaferri: 35 mijë studentë më pak në auditore nuk janë statistikë, po pasqyrë e dramës eksodit! Nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD, Besart Xhaferri ngriti alarmin për një nga krizat më të thella që po përjeton vendi: shpopullimin masiv dhe boshatisjen dramatike të universiteteve shqiptare. Duke iu referuar shifrave zyrtare të INSTAT për vitin akademik 2025–2026, ai akuzoi qeverinë Rama për dështim të plotë në politikat ndaj arsimit, rinisë dhe perspektivës së të ardhmes për shqiptarët. Sipas Xhaferrit, largimi i të rinjve dhe tkurrja e vazhdueshme e numrit të studentëve në universitetet publike janë pasojë direkte e mungesës së investimeve, korrupsionit, pagave të ulëta dhe mungesës së besimit tek e ardhmja në Shqipëri. Deklarata Shpopullimi sot është një nga plagët më të...
Burimi:
sot.com.al