Berisha: Qeveria përdor mediat për të përcjellë ‘të keqen banale’! Për këtë kam keqardhje
Kryetari i PD-së Sali Berisha në një intervistë publikuar në youtube për një student të Departamentit të Gazetarisë në Tiranë shprehu keqardhjen për përdorimin e medias nga qeveria, duke fshehur realitetin për të përcjellë atë që ai e quajti ‘e keqja banale’. Berisha u ndal tek referendumi i votëbesimit ndaj tij mbajtur më 23 maj, të cilin mediat pranë qeverisë u përpoqën ta demonizonin, ndërsa mbyllën sytë dhe veshët përballë dekorimit që Rama i bëri babait të Ergys Agasit. “Kam një dhimbje të madhe për dominimin e mediave nga qeveria dhe përdorimin e tyre për infiltrimin, përcjelljen e së keqes banale. Po marr referendumin. Nuk mund ta shumëzosh kurrë me zero demokracinë direkte. Dakord që nuk është garë por çdo njeri që voton ka të drejtë...
Burimi:
syri.net